Vetëvrasja e Sokol Halilit në Kosovë, reagon Policia

Detaje kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e Sokol Halilit. Policia ka njoftuar se ata kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë si dhe ka aplikuar masat e negoc...
Vetëvrasja e Sokol Halilit në Kosovë, reagon Policia
Foto: Vetëvrasja e Sokol Halilit në Kosovë, reagon Policia

Detaje kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e Sokol Halilit. Policia ka njoftuar se ata kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar atij dorëzimin. Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armën e zjarrit ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Njoftimi i Policisë:

Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 30 nëntor 2022, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj hetimore dhe operative, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, ka punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar. Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth ores 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes. Lidhur me rastin janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.

https://www.facebook.com/watch/?v=1792571194459604