“Vetëshkatërrimi” i mesazheve zanore, njihuni me opsionin më të ri të WhatsApp

WhatsApp po ndryshon opsionin për dërgimin e mesazheve zanore. Në planin e masave të privatësisë, platforma po shton “View once” për mesazhet zanore ose ndryshe, vetëshkatërrimin e tyre. Kjo do të tho...
“Vetëshkatërrimi” i mesazheve zanore, njihuni me opsionin më të ri të WhatsApp
Foto: “Vetëshkatërrimi” i mesazheve zanore, njihuni me opsionin më të ri të WhatsApp

WhatsApp po ndryshon opsionin për dërgimin e mesazheve zanore.

Në planin e masave të privatësisë, platforma po shton “View once” për mesazhet zanore ose ndryshe, vetëshkatërrimin e tyre.

Kjo do të thotë se marrësi nuk mund ta dëgjojë për herë të dytë mesazhin zanor. Kjo mund të jetë e dobishme kur ndani një informacion sensitiv që doni të mos shpërndahet te njerëz të tjerë. Disa përdorues janë shprehur se “mezi e kanë pritur” këtë opsion.

Por nga ana tjetër, është problem nëse e dëgjon gabim. Për këtë arsye, edhe përdoruesit janë të ndarë në përgjigjen e tyre ndaj kësaj shtojce të re.

Për të përdorur mesazhet zanore që zhduken, hyni në bisedë si zakonisht. Shtypni shenjën e mikrofonit dhe rrëshqiteni lart, drejt shenjës së kyçit. Mbajeni shtypur dhe zgjidhni ikonën me numrin 1 e cila kur ngjyroset në të gjelbër, konfirmon se mesazhi do të dërgohet si “View once”.