Vetëm me një dozë vaksine, dhjetra qytetarë kthehen nga pala kosovare

Shumë qytetarë janë kthyer sot mbrapsht nga pala kosovare në kufi, për shkak se kishin marrë vetëm një dozë vaksine.

Ky vendim është marrë pasi ditën e sotme nisi zbatimi i vendimit të marrë nga qeveria e Kosovës, duke lejuar hyrjen e shtetasve te huaj dhe ato të Kosovës në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet PCR.