Vetëm 2 raste pozitive nga 996 testime/ Premier League drejt rifillimit

Përqindja e pozitivitetit në testimet e kryera së fundmi në Premier League jep shpresa të mëdha se kampionati mund të rifillojë pas ndërprerjes nga koronavirusi. Kështu, mes ditës së djeshme dhe të sotshme janë kryer gjithsej 996 testime duke përfshirë futbollistë dhe stafe të klubeve.

Nga këto, pozitivë kanë rezultuar vetëm dy persona të cilët tashmë do të karantonohen për shtatë ditë. Ky është një lajm shumë i mirë pasi përqindja e pozitivitetit në botën e futbollit është vetëm 0.2%.

Ndaj, në mesin e qershorit Premier League pritet të rifillojë dhe të mundësojë përfundimin mes normalitetit të ri kampionatin. Klubet këtë javë janë lejuar të stërviten në grup dhe çdo gjë duket në rrugën të mbarë, fatmirësisht.