Piloti holandez i Red Bullit, Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Monakos të dielën, xhiron e shtatë të sezonit në Formula 1, teksa mundi Fernando Alonson dhe Esteban Ocon, të cilët u ngjitën në podium në Monte Carlo.
Kampioni i radhës Verstappen shënoi fitoren e tij të katërt në sezonin 2023 pasi përfundoi garën me 78 xhiro në Circuit de Monaco për një orë, 48 minuta dhe 51.98 sekonda.
Fernando Alonso (Aston Martin) ishte i dyti ndërsa piloti spanjoll ishte 27.9 sekonda prapa fituesit.
Estaban Ocon (Alpine) doli i treti në Monte Carlo.
Xhiroja e tetë do të zhvillohet në Spanjë më 4 qershor.
– Pesë pilotët më të mirë në Çmimin e Madh të Monakos:
1. Max Verstappen (Holandë) 144 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë) 105
3. Fernando Alonso (Spanjë) 93
4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe) 69
5. George Russell (Britani e Madhe) 50
– Renditja e konstruktorëve
1. Red Bull – 249
2. Aston Martin – 120
3. Mercedes – 119
4. Ferrari – 90
5. Alpine – 35