Verona padit Balotellin, zbuloni arsyen

Hellas Verona  ka propozuar ta padisin lojtarin e Brescias për shpifje, nga ku hedh poshtë videot me thirrje raciste.

Mario Balotelli, i cili ka qenë dëshmitar i shumë sulmeve gjatë karrierës së tij, u bë sërish viktimë e thirrjeve raciste nga tifozët në tribunat e stadiumit gjatë përballjes të së dielës në Seria, në stadiumin Marcantonio Bentegodi në Verona.

Sulmuesi italian reagoi me nervozizëm, duke e goditur topin jashtë fushës, para se të bindej të qëndronte në fushën e lojës nga bashkëlojtarët e tij dhe kundërshtarët.

Pasi një deklaratë u lexua në stadium, ndeshja rinisi dhe Balotelli e shënoi një gol në minutën e 85-të, mirëpo skuadra e tij prapëseprapë pësoi disfatë me rezultat 2:1.

Përkundër që online janë publikuar video ku dëshmohet se ndaj Balotellit u bënë thirrje raciste, Hellas Verona dhe kryetari i qytetit janë duke e refuzuar një gjë të tillë.

Këshilli lokal ka shkuar një hap më tutje, pasi që pesë asamblistë kanë propozuar mocion sot për të kërkuar “padi ligjore ndaj lojtarit dhe të gjithë atyre që padrejtësisht e sulmuan Veronan me deklarata shpifëse”.

“Nuk është më e pranueshme që Veroni të kritikohet dhe dëmtohet edhe kur, si në këtë rast, asgjë nuk ndodhi”.

Sjellja e klubit dhe Komunës së qytetit shihet si dëshmi për problemin e gjerë të racizmit në shoqërinë italiane dhe për diskursin politik. Megjithatë, Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, e ka shkruar një letër për klubin dhe tifozët ultras.

“Unë i kërkoj Hellas Veronas ta dënojë atë që ndodhi dhe t’i marrë të gjithë hapat e nevojshëm, veçanërisht pas asaj që tha kryetari i tifozëve ultras”, shkroi Spadafora.

“Unë gjithashtu i kërkoj Kryetarit të Veronës, i cili mohoi të ketë pasur thirrje raciste dhe e fajësoi Balotellin se po krijon rrëmujë në qytet, t’i shikojë videot dhe ta distancojë veten nga ato thirrje, në mënyrë që ta mbrojë komunitetin të cilin e përfaqëson”.

“Sa i përket Federatës së Futbollit të Italisë, neve na nevojiten ndëshkimë më të shpejta dhe më të vlefshme, sepse gjërat e tilla duhet të dënohen gjithmonë.