Vendoset renditja përfundimtare e garës në Gjykatën Kushtetuese/ Ja cilët janë 4 kandidatët

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përpiluar listën përfundimtare me 4 kandidatët për vendin e dytë vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të Altina Xhoxhajt.

Në raportin me 10 faqe, KED ka kryer pikëzimin e 4 kandidatëve të parë sipas kritereve të vendosura nga ky organ.

Nga 13 kandidatë që ishin në total, renditja përfundimtare është:

1-Arta Vorpsi – 89.642 pikë

2- Fiona Papajorgji – 88.785 pikë

3-Elsa Toska – 85.428 pikë

4-Marsida Xhaferllari – 82.000 pikë