Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur që Dita e Flamurit, 28- Nëntori, të festohet zyrtarisht edhe në Republikën e Kosovës.
Vendimin e ka bërë të ditur vet Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook. Këtë vendim Ky vendim u bë i njohur nga vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndër të tjera ai shprehet se vendosi kështu pasi respekton vlerat e traditës kombëtare shqiptare.
Shkrimi i plotë:
Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik./ apel.media