Vendimi i Konferencës së Kryetarëve, pas më shumë se një vit, gazetarët rikthehen në parlament

Konferenca e kryetarëve vendosi që duke filluar nga seanca e së enjtes gazetarët do vendosen në lozhat e sallës së seancës plenare. Ka kaluar më shumë se një vit qëkur gazetarët u detyruan të qëndrojn...
Vendimi i Konferencës së Kryetarëve, pas më shumë se një vit, gazetarët rikthehen në parlament
Foto: Vendimi i Konferencës së Kryetarëve, pas më shumë se një vit, gazetarët rikthehen në parlament

Konferenca e kryetarëve vendosi që duke filluar nga seanca e së enjtes gazetarët do vendosen në lozhat e sallës së seancës plenare.

Ka kaluar më shumë se një vit qëkur gazetarët u detyruan të qëndrojnë jashtë sallës së seancave për shkak të pandemisë COVID-19.

Parlamenti transmetohej me regji qendrore dhe gazetarët kishin mundësi për të ndjekur deputetët vetëm jashtë sallës. Më herët u vendos që gazetarët e vaksinuar ose me test PCR kundër COVID-19 mund të ndjekin komisionet parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.