Vendimi i BE-së për të mos hapur negociatat/ Rama tregon se Shqipëria nuk ka pasur asnjë humbje

Kryeministri Rama po zhvillon konferencën speciale për shpjegimin e ligjit special për KÇK-në.

Fillimisht Rama e ka nisur konferencën me disa reagime lidhur me Këshillin Europian. Sipas tij, vendimi i Këshillit Europian nuk i ka sjellë asnjë dëm Shqipërisë, pasi do të vazhdojë që të bëjë të njëjtën gjë që do të bënin edhe nëse përgjigja do të ishte pozitive.

Përsa i përket qëndrimit të mbajtur nga Franca, Rama thotë se: “Vendimmarrja ishte fryt pikërisht i nevojave të brendshme që ka prodhuar divergjencë. Ne e kemi humbur këtë trend të vitit 2019 në funksion të kësaj divergjence. Pavarësisht vendimit Shqipëria nuk ka asnjë humbje, ne do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë në rast se do të kishte qenë pozitive. Procesi i integrimit nuk është një proces se e bëjmë se na e kërkojnë të tjerët, por është një proces që e bëjjmë se është në interes të vendit tonë dhe të gjeneratave të tjera.”/apel.media