Vendimet e Disiplinës/ Gjobë e majme për Kukësin, e pëson edhe Vllaznia

Vendimet e Disiplinës/ Gjobë e majme për Kukësin, e pëson edhe Vllaznia

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet e marra për të gjitha parregullsitë e evidentuara gjatë fundjavës futbollistike në vendin tonë.

Për sjellje të gabuar të tifozëve e kanë pësuar Kukësi, Vllaznia e Flamurtari, që janë gjobitur. Ndërkohë, që ka patur dhe pezullime të zyrtarëve të këtyre klubeve.

 
Klubi verilindor është gjobitur me 300 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës.

VENDIMET:

1.FK Kukesi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe hyrjen e spektatorëve në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
2. Zyrtari i FK Kukesi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
6. Zyrtari i Flamurtari FC, Erion Dine, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti
7. Zyrtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8. Zyrtari i KF Tirana U-19, Gazmend Xhepa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
9. AF Elbasani U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Abissnet Superiore U-21, kunder FK Kukesi U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.