Vëllezërit binjakë shpallen nën-kampion dhe kampion bote në kampionatin botëror të kick-boksit

Dy vëllezërit Vlonjatë kanë arritur të përmbysin objektivin që kishin për kampionatin botëror të kick-boksit të zhvilluar në itali, nga data 31 tetor-4 nëntor. Brus Jakupi kampion bote në kick boks, n...

Dy vëllezërit Vlonjatë kanë arritur të përmbysin objektivin që kishin për kampionatin botëror të kick-boksit të zhvilluar në itali, nga data 31 tetor-4 nëntor.

Brus Jakupi kampion bote në kick boks, ndërsa vëllai i tij, binjaku Stiven Jakupi, nën kampion bote.

Dy vellezerit kanë garuar ne dy displina të ndryshme, kjo dhe për shkak të mos ndeshjes mes tyre. Brus Jakupi ka arritur të jetë kampion bote, një titull i jashtëzakonshëm, për sportin shqiptar, por edhe duke u ndalur në faktin se ky është titulli i tretë kampion bote rradhazi, për një sportist shqiptar dhe këtë ka ditur ta bëjë Vlonjati Brus Jakupi.

Ndërsa vëllai i tij Stiven ka qenë disi i pafat në ndeshjen finale, por ka arritur të shpallet nën kampion bote, në një aktivitet madhështor dhe me një pjesëmarrje mjaft të gjerë të ekipeve që ishin pjesë e këtij kampionati botëror.

Tituj botëror, ngritja lart e flamurit shqiptar, pjesëmarrje në kampionat botëror dhe Europian. Brus dhe Stiven Jakupi shumë pak kanë marrë mbështetje nga federata e kick boksit në Shqipëri apo nga shteti shqiptar, pavarësisht arritjeve të tyre, me tituj kampion bote dhe europe. Një mbështetje e madhe ka ardhur nga Shqiptari i Kosovës, zv presidenti i WTKA-se Enver Cakici, i cili ka dhënë një ndihme të jashtëzakonshme. Dy vëllezërit binjak nga Vlora nuk deshirojnë të ndalen këtu, por të vijojnë me të tjera medalje dhe tituj botëror e europianë të fituar. Kampionati botëror i kic-boksit u zhvillua në Carara të Italise nga data 31 tetor-4 nëntor, me Brus e Stiven Jakupi që kanë arritur të përmbysin objektivat e tyre. Titull kampion bote për Brusin dhe nën kampion bote për Stiven Jakupin,dy arritje madhështore për të dy vellezërit Vlonjatë./old.apel.media