Veliaj publikon fotot, ja si do të duket sheshi fundor në Bulevardin e Ri: Tirana do të ketë sheshin ceremonial që meriton

Shumë shpejt Tirana do të ketë një shesh të madh fundor në Bulevardin e Ri. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka publikuar foto se si do të duket në finale ky shesh që p...
Veliaj publikon fotot, ja si do të duket sheshi fundor në Bulevardin e Ri: Tirana do të ketë sheshin ceremonial që meriton
Foto: Veliaj publikon fotot, ja si do të duket sheshi fundor në Bulevardin e Ri: Tirana do të ketë sheshin ceremonial që meriton

Shumë shpejt Tirana do të ketë një shesh të madh fundor në Bulevardin e Ri.

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka publikuar foto se si do të duket në finale ky shesh që pritet të jetë një tjetër atraksion në kryeqytet.

“Me ndihmën e qeverisë së Katarit, e cila na miratoi një grant 11 milion euro, nisim së shpejti PUNËN për realizimin e projektit të sheshit fundor në Bulevardin e Ri! Mirënjohës për Emirin e Katarit, Al Thani, por edhe ambasadorit në Tiranë, Al-Marri. Tirana do të ketë sheshin ceremonial që meriton”, shkruan Veliaj.

Sheshi i ri do ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës, dhe do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët. Po ashtu, do të krijohen parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.