“Drejtësia e re duhet të tregojë se është e vendosur me dhunuesit e promovuesit e dhunës”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar komentin e mbështetëses së kryetarit të PD të zgjedhur nga komisioni i Rithemelimit Sali Berisha e cila drejtuar autorit i cili plagosi me armë zjarri një punonjës të IMT teksa po kryente detyrën komenton “ të lumtë pushka”.
“Sapo mendon që nuk mund të shkojnë më poshtë, të befasojnë sërish me rekordet e reja në inkurajimin e dhunës! Drejtësia e re duhet të tregojë se është e vendosur me dhunuesit e promovuesit e dhunës sidomos këta që sistematikisht bullizojnë shoqërinë! Tirana nuk kthehet më pas!” – shkruan në Twitter Veliaj.