Vdekja e 3-vjeçarit pas vizitës te dentisti/ Publikohet ekspertiza mjeko-ligjore

Pas vlekjes së 3-vjeçarit, i cili humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në kliniken dentare “Splendent” të mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij, Ina Xhaxho, është publikuar dokumenti i ekspertrizës mjeko-ligjore.

Sipas dokumentit shkaku i vdekjes ka qenë dhënia e lëndës anestetike.

“Shkaku i vdekjes ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme”, thuhet në akt-ekspertizë

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të dytë të rezultateve të autopsisë për shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit, arsyet të cilat ende nuk dihen pse është bërë kjo kërkesë. Burimet thonë se rezultatet e reja pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme.

Dokumenti: