Vazhdon premtimi për vitin tjetër, por nuk ka datë se kur fermerët do të marrin naftën pa akcizë

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, bën me dije se duke nisur nga viti i ardhshëm fermerët do të përfitojnë naftë pa taksa për punimet në bujqësi.

Në videomesazhin e publikuar,  Çuçi thekson se janë planifikuar rreth 1 miliardë lekë vitin e parë, ndërsa shtoi se pritet që kësaj skeme t’i bashkohen rreth 70 mijë fermerë. Por përtej premtitmi të bërë që në fushatën e parë të Ramës, ashtu edhe të 2 muajve të fundit, për fermerët sërish nuk një datë se kur do të fillojë ky proçes.

“Çmimi dhe tregu këtë vit ka qenë shumë i mbarë, përveçse nuk ka mbetur produkt pa u shitur çmimi është edhe i lartë. Ne do të subvencionojmë karburantin për bujqësinë.

Kemi planifikuar rreth 1 miliardë lekë vitin e parë dhe do të shohim se si do të funksionojë skema, presim që rreth 70 mijë fermerë t’i bashkohen skemës për të përfituar nga kjo ndihmë që do të japim.

Po ashtu theksoj se kemi biseduar edhe me kryetarin e Bashkisë sepse këtu është e domosdoshme që të ketë një pikë grumbullimi moderne. Besoj dhe mirëpresim propozimet për këtë zonë, në mënyrë që asnjë produkt të mos shkojë dëm”, tha ministri Çuçi.