Vazhdon ndërtimi i Xhamisë Qendrore të Prishtinës, e cila do të jetë më e madhja në Kosovë

Vazhdojnë punimet e ndërtimit të përgjithshëm në Xhaminë Qendrore që po ndërtohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në bashkëpunim nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Türkiye-s (Diyanet), Fondacioni ...
Vazhdon ndërtimi i Xhamisë Qendrore të Prishtinës, e cila do të jetë më e madhja në Kosovë
Foto: Vazhdon ndërtimi i Xhamisë Qendrore të Prishtinës, e cila do të jetë më e madhja në Kosovë

Vazhdojnë punimet e ndërtimit të përgjithshëm në Xhaminë Qendrore që po ndërtohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në bashkëpunim nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Türkiye-s (Diyanet), Fondacioni i Diyanetit të Türkiye-s dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Në Xhaminë Qendrore, e cila është projektuar duke u frymëzuar në Xhaminë Selimiye, veprën mjeshtërore të arkitektit Sinan (Mimar Sinan), dhe e cila kur të hapet do të jetë xhamia më e madhe e Kosovës, do të mund të falin namaz në të njëjtën kohë rreth 10 mijë njerëz.

Bünyamin Albayrak, këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Türkiye-s në Prishtinë, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se kanë përfunduar punimet për themelet e xhamisë dhe se vazhdon ndërtimi i punimeve të përgjithshme.

Kur të përfundojë, xhamia do të sigurojë kontribut material dhe shpirtëror për Kosovën, tha Albayrak, duke shtuar: “Menjëherë në pjesën e poshtme të xhamisë ndodhet parking me një kapacitet prej rreth 250 automjetesh. Po ashtu, nën strukturën e saj do të përfshihen edhe sallë konferencash, qendër rinore, bibliotekë, sallë leximi, ambiente kursi të Kuranit dhe salla takimesh”.

Duke theksuar se me qasjen “edhe ju vendosni një tullë”, presin mbështetje nga bamirësit në Türkiye, Albayrak deklaroi:

“Sigurisht që ky vend me shpresën tek Allahu synohet të përfundojë në një kohë të shkurtër, për rreth dy vite, si një dhuratë nga muslimanët dhe vëllezërit tanë bamirës në Türkiye për vëllezërit e tyre besimtarë në Kosovë. Ky vend i madh adhurimi do të jetë vepra më e madhe e vëllazërisë sonë. Kosova është shumë e rëndësishme për ne, pasi është vend i pasardhësve të çlirimtarëve (Fatihan) dhe vend i martirizimit të Sultan Muratit I (Murat Hüdavendigar). Prej gjashtë shekujsh ka një vëllazëri këtu, shqiptarët dhe të gjithë muslimanët kemi jetuar bashkë dhe jemi bërë të afërm, jemi bërë vëllezër. Me këtë rast kemi realizuar një histori së bashku. Aktualisht ndërtimet tona vazhdojnë me një ritëm të madh. Vëllezërit tanë bamirës të shumave të vogla apo edhe të shumave të mëdha arrijnë tek ne. Kërkojnë që të kenë një tullë në këtë xhami. Ne me këtë rast i ftojmë sërish vëllezërit tanë bamirës që të kujdesen për këtë xhami”.

Albayrak foli edhe për punët e kryera në ndërtimin e xhamisë.

“Ndërtimi i Xhamisë tonë shtrihet në një sipërfaqe rreth 8.100 metra katrorë. Punimet për themelet kanë përfunduar. Vëllezërit tanë, të gjithë njerëzit që punojnë në këtë vend adhurimi madhështor, shpresojmë dhe kemi si objektiv që pavarësisht motit të ftohtë ta përfundojmë këtë xhami në kohën më të shkurtër, me një shpejtësi dhe energji të madhe për sa kohë që nuk do të ketë mot të pafavorshëm”.

Ndërkaq, në anën tjetër, sipas informimit nga zyra e Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Türkiye-s në Prishtinë, thuhet se kur të përfundojë, Xhamia Qendrore e Prishtinës synohet të jetë simbol i unitetit shpirtëror dhe vëllazërisë që daton nga e kaluara dhe ka vazhduar ndër shekuj në Ballkan./AA