Vazhdojnë tensionet në Lindjen e Mesme, Ministria e Mbrojtjes: Nuk kemi efektivë në Irak

Tensionet mes Iranit dhe SHBA-ve, u shtuan pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, në Irak.

Irani u kundërpërgjigj, duke lëshuar raketa mbi bazat amerikane, të cilat lanë 80 të vdekur.

Konflikti mes SHBA-ve dhe Iranit pritet të përshkallëzohet tej mase, SHBA ka urdhëruar tërheqjen e të gjithë trupave të saj nga Iraku.

Përsa i përket trupave shqiptarë, Ministria e Mbrojtjes sqaron se Shqipëria nuk ka trupa në Irak.

Gjithashtu nuk ka asnjë shqiptar që punon apo jeton në zonën e konfliktit.

Një djalë që punonte për NATO-n është evakuuar dje në Kuvajt.

Aktualisht në Irakun verior jetojnë dhe punojnë 60 shtetas shqiptar, të punësuar në kompani të ndryshme./apel.media