Vazhdojnë punimet intensive në Rrugën e Arbrit!

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se ndërsa ka përfunduar puna për ndërtimin e të gjitha segmenteve rrugore të Rrugës së Arbrit, en...
Vazhdojnë punimet intensive në Rrugën e Arbrit!
Foto: Vazhdojnë punimet intensive në Rrugën e Arbrit!

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se ndërsa ka përfunduar puna për ndërtimin e të gjitha segmenteve rrugore të Rrugës së Arbrit, ende kanë mbetur edhe 400 metra pa hapur në tunelin e Murrizit, prej 3.8 km.

“Segmentet e Rrugës së Arbrit prej 70 km janë të hapura për qarkullimin e mjeteve, ndërsa problematikë e madhe është hasur në tunelin e Murrizit, çka ka bërë edhe shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve”, tha zonja Balluku, pasi inspektoi tynelin.

Problemet gjeologjike kanë bërë që ky tunel të mos përfundojë në afatin e paracaktuar, prill 2022, por punimet të shtyhen edhe për 17 muaj.

Zv/kryeministrja Balluku njoftoi se aktualisht janë betonuar 2.2 km në të dy portat e tunelit prej 3.8 km.

Në javën e parë të muajit gusht hapen përfundimisht akset rrugore nga dalja e tunelit deri në Shkallën e Tujanit në bajpasin e Murrizit për të zbritur në daljen e tunelit deri në Maqellarë.

“Gjeologjia solli vonesat në ecurinë e këtij projekti, por puna nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin dhe hapjen e plotë të tunelit, i cili bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të jetë akoma edhe më afër me Tiranën” shkruan zonja Balluku në rrjetet sociale.