Vazhdojnë protestat në Francë, shtyhet vizita e mbretit britanik

Protestat në Francë kundër reformës së pensioneve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe trazirat në të gjithë vendin kanë çuar në shtyrjen e vizitës së mbretit britanik Charles III. Trafiku u nga...
Vazhdojnë protestat në Francë, shtyhet vizita e mbretit britanik
Foto: Vazhdojnë protestat në Francë, shtyhet vizita e mbretit britanik

Protestat në Francë kundër reformës së pensioneve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe trazirat në të gjithë vendin kanë çuar në shtyrjen e vizitës së mbretit britanik Charles III.

Trafiku u ngadalësua në disa zona, linjat e kamionëve bllokuan hyrjen në portin tregtar të Marsejës dhe në rrugët e Parisit ende ishin të dukshme pasojat e protestave masive të një dite më parë.

Në pritje të vazhdimit të protestës, Autoriteti Francez i Aviacionit Civil kërkoi anulimin e një të tretës së fluturimeve të dielën në aeroportin Orly në Paris, dhe një e pesta e fluturimeve do të anulohet të hënën.

Më shumë se 450 protestues u arrestuan të enjten gjatë demonstratave në Paris dhe qytete të tjera, në të cilat morën pjesë më shumë se një milion njerëz.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin njoftoi të premten se 441 policë u plagosën në dhunën që shpërtheu nga protestat e së enjtes mbrëma.

Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve kundërshtojnë ligjin e propozuar të Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, për të cilin autoritetet franceze thonë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

Në mes të marsit, kryeministrja franceze, Elizabeth Bourne, përdori një procedurë të veçantë për të miratuar këtë projektligj, pa votim në parlament.

Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron njoftoi se vizita e mbretit britanik është shtyrë.

Sindikatat kishin bërë thirrje për protesta dhe greva të martën, ditën kur mbreti Charles III do të vizitonte Bordonë.

Dyert e asamblesë lokale në këtë qytet u shkatërruan nga zjarri i ndezur nga protestuesit.

Kryetari i bashkisë së Bordosë, Pierre Hurmic, tha më 24 mars se “është e vështirë për të që të kuptojë akte të tilla vandalizmi”.

Protestat në Francë kanë tërhequr mbështetje nga jashtë vendit. Në Greqi, qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës franceze në Athinë të enjten për të treguar solidaritet./REL