Vasili ironizon Ramën: “Qenke edhe më shumë se sa kaq pak”

Nenkryetari i LSI, Petrit Vasili

Petrit Vasili ka reaguar pas video-mesazhit rreth 40 minuta të kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Vasili ka ironizuar Ramën duke shkruar se pas ‘habereve të akshamit’ të kryeministrit është bindur se ky i fundit nuk është as tradhtar, as gënjeshtar dhe as i shitur.

Petriti është shprehur në fund të postimit të tij ironizues se në të vërtetë me fjalimin e tij 40 minutësh drejtuar shqiptarëve, Rama në të vërtetë është edhe më shumë se sa aq.

Postimi i plotë:

Pas këtyre habereve te akshamit te Edi Rames u binda qe:

Nuk qenka as tradhëtar!

Nuk qenka as nga ata qe gënjejnë per vota!

Nuk qenka as nga ata qe blejnë vota!

Nuk qenka as i shitur!

Nuk qenka as kundër Kosoves!

Nuk qenka as hipokrit!

Por qenka edhe me shume se sa kaq pak…./apel.media