Varësia ndaj ‘Tik-Tokut’/ Flasin specialistët: Fëmijët po humbasin fantazinë…

Tik-Toku, është rrjeti social më i përdorur, sidomos pas periudhës së pandemisë. Fëmijët janë përdoruesit më të shpeshtë të tij. Por studimet e fundit tregojnë se kjo platformë po kthehet në një varës...
Varësia ndaj ‘Tik-Tokut’/ Flasin specialistët: Fëmijët po humbasin fantazinë…
Foto: Varësia ndaj ‘Tik-Tokut’/ Flasin specialistët: Fëmijët po humbasin fantazinë…

Tik-Toku, është rrjeti social më i përdorur, sidomos pas periudhës së pandemisë. Fëmijët janë përdoruesit më të shpeshtë të tij.

Por studimet e fundit tregojnë se kjo platformë po kthehet në një varësi kundrejt këtyre përdoruesve.

“Gati 78% e grupmoshës së fëmijëve 13-17 vjeç krijonin varësi dixhitale, janë varësi ndaj lojërave të caktuara, ndaj rrjeteve sociale pa të cilat ti nuk rri dot. Fëmijët po fillojnë të humbasin fantazinë, fjalitë po bëhen gjithnjë e më të shkurta”, thotë Irida Sina, specialiste arsimi.

  • Në studim thuhet se gjatë orëve të qëndruara në Tik-Tok, truri lëshon neurotransmetuesin dopaminë, i cili ndihmon në kontrollimin e reagimeve emocionale. E thënë ndryshe, shton dëshirën e fëmijëve për të qëndruar më shumë në këtë rrjet social.

“Fëmija duhet të kuptojë rëndësinë që ka të jetë në kontakt me shokët dhe shoqet, të bëjë një aktivitet sportiv. Është një përmbajte ku gjithkush hedh çdo gjë, është një përmbajtje jo e sigurt. Tik-Toku të mos përdoret pa praninë e një të rrituri”, sugjeron specialistja.

Specialistët u bëjnë thirrje prindërve që të jenë më të kujdesshëm si dhe të reduktojnë kohën e përdorimit të telefonit tek të miturit.