Milani duket se gjatë kësaj merkatoje, nuk dëshiroj vetëm të afrojë, por dhe të largojë lojtarë. Emrat më të përfolur që kanë dalë në shitje janë Ricardo Rodriguez dhe Suso.
Duke parë paraqitjet që po bën Theo Hernandez, duket qartë që e ka “blinduar” vendin e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjes. Kjo gjë është jo dhe aq e mirë për Rodriguez për sa i përket aspektit indivual, pasi nuk po merr minuta. Ekipi i Watford është i interesuar për shërbimet e lojtarit, por jo në blerjen e tij. Kjo gjë bie në kundërshtim me dëshirën e Milanit që duan ta shesin lojtarin.
Ndërsa për Suson interesohet klubi i Sevillas. Drejtuesit e klubit spanjoll duket se nuk po arrijnë një marrëveshje me ata të Milanit, pasi këta të fundit nuk duan të bëjnë huazim. Klauzola për largimin e Suso është 40 mln €. /apel.media