“Valë” ndryshimesh në Bashkinë e Tiranës, drejtorët nisin angazhimet për fushatën elektorale
Ndërsa zgjedhjet parlamentare të 25 prilllit po afrohen, kanë nisur lëvizjet nëpër strukturat e PS-së në Tiranë.
Në disa drejtori të Bashkisë Tiranë drejtorët kanë nisur zëvëndësimet, pasi disa prej tyre kanë lënë postin për t’u angazhuar në fushatë dhe për të ndjekur nga afër shqetësimet e qytetarëve.
Mësohet se drejtori i UKT-së së Tiranës Redi Molla ka dhënë dorëheqjen nga posti për t’u angazhuar në fushatën e PS për Tiranën dhe për të ndjekur nga afër procesin e rindërtimit. Vendin e tij në krye të UKT-së e zë Elton Kacidhja. Ndërkohë, vet Elton Kacidhja mbante postin e drejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik në Bashkinë e Tiranës.
Me emërimin e Kacidhjas në krye të UKT-së, vendin e tij e ka zënë Erind Bejko, drejtor i Bashkëpronësisë. Kurse vendin e Bejkos në krye të Bashkëpronësisë e ka zënë Aurel Çuko.
Bejko ka qenë më parë drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë, por këtë detyrë tashmë kreu i bashkisë ia ka besuar Aurel Çukos.
Ditjon Baboçi s’do jetë më drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës së Tiranës, ndërkohë që detyrë i është besuar Frida Pashakos.
Në funksionet e reja në Bashkinë e Tiranës është emëruar si drejtor, këngëtari Vitmar Basha, i cili do të jetë Drejtori i qendrës TEN.
Ndërkohë që sportistja, Deborah Keçi është emëruar në krye të Klubit Sportiv Tiranë, në vend të Spiro Kolekës.
Lista e drejtorëve të ri të Bashkisë së Tiranës
Redi Molla – Drejtor i Përgjithshëm i UKT – në vend të tij Elton Kacidhja
Elton Kacidhja – Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik – në vend të tij Erindi Bejko
Erindi Bejko – Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë – në vend të tij Aurel Çuko
Ditjon Baboçi – Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës – Në vend të tij Frida Pashako
Rigels Balla – Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike – Në vend të tij Ilda Qazimllari
Adi Boletini – Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë – Në vend të tij Arjan Manahasa
Besim Petrela – Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore – Në vend të tij, Dhimitraq Furrxhi
Drejtor i Qendrës TEN – Emërohet Vitmar Basha
Studio Kadare – Emërohet Brisi Trajko
Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – ne vend te tij vjen Debora Keçi.
Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani
Esmeralda Byberi – emerohet ne Drejtorine e Zones se Lire Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diaspores
Rezart Cenaj – Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, ne vend te tij eshte emeruar Marilda Zizolli
Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetesimit te Prioriteteve, ne vend te tij Emilda Prifti
Klodiana Bici – emerohet ne drejtorine e Objekteve ne Bashkepronesi
Faola Hodaj – emerohet ne drejtorinë e Inovacionit