Valbona Sako bën gafën e radhës, Kërkon t’i paguhen ditët e lejes

Valbona Sako është ish kryebashkiakja e Durrësit e cila dha dorëheqjen nga puna vetëm 3 muaj pasi ishte ngjitur në detyrë. Mesa duket puna e vështirë dhe të fatkeqsia e ndodhur nga tërmeti nuk ndikuan mirë tek ajo duke bërë që të braktistë detyrën në momente kritike.

Ajo do të mbahet mend për skandalin në të cilin u përfshi, ku shfaqi “lumturinë” për 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit që lamë pas.

Por mesa duket ish kryebashkiakja është familjarizuar me skandalet, pasi tani ajo ka bërë një kërkesë me shkrim ku kërkon t’i paguhen ditët e lejës.

Sipas ligjit dhe Kodit të Punës, përcaktohet qartë se përfitohet 2.2 ditë leje kalendarike kur ke një muaj punë. Dhe në rastet kur braktis detyrën, prish kontratën në mënyrë të njëanëshme dhe nuk paraqitesh në punë, nuk jepet as leje as shpërblim. Duke qenë se Sako ka më pak se 3 muaj në Bashkinë e
Durrësit, nuk mund të ketë më shumë se një javë pushim.

Skandali po bën bujë pasi si të mos mjaftontë braktisja e postit në moment kritik, tashmë kërkon edhe pagesë të lejes, që më siguri do të paguhet nga taksat e qytetarëve që ajo la në baltë.

Dështimet në detyrë të qveritarëve në Shqipëri, janë shembuj të shëmtuar që tregojnë se vendi jonë,  ardhmja jonë po mbetet në duart  individëve të paaftë. /apel.media