Vaksinohet Skënder Brataj dhe ekipi i urgjencës, Manastirliu: Së shpejti përmbyllet procesi për bluzat e bardha

Paraditen e sotme në Stadiumin ‘Air Albania’ janë vaksinuar stafeve mjekësore, mes të cilëve edhe stafi i Urgjencës Kombëtare.

“Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, tha shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ishte një ndër mjekët e vaksinuar.

Vaksinimi i stafeve mjekësore është ndjekur nga afër edhe nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se po vijohen intesivisht me vaksinimin e mjekëve dhe inferimerëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin ‘Air Albania’.

“Po vijojmë intesivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”, tha Manastirliu.