Vaksinimi te fëmijët pa interes/ ISHP: 42% e qytetarëve kanë injektuar të dyja dozat

Dy muaj pas autorizimit të vaksinës Pfizer për fëmijët edhe në Shqipëri, interesi për dozën anti covid tek moshat e reja mbetet i ulët. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se sasitë e vaksinave të m...
Vaksinimi te fëmijët pa interes/ ISHP: 42% e qytetarëve kanë injektuar të dyja dozat
Foto: Vaksinimi te fëmijët pa interes/ ISHP: 42% e qytetarëve kanë injektuar të dyja dozat

Dy muaj pas autorizimit të vaksinës Pfizer për fëmijët edhe në Shqipëri, interesi për dozën anti covid tek moshat e reja mbetet i ulët. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se sasitë e vaksinave të mbërritura në vendin tonë janë administruar mirë duke mos shkaktuar asnjë skadencë.

Instituti i Shëndetit Publik ka autorizuar vaksinimin e fëmijëve por edhe dy muaj pas këtij vendimi, numri i atyre që kanë marrë dozën anti covid mbetet i ulët.

“Kemi pasur prindër të ndërgjegjësuar të cilët kanë paraqitur fëmijët e tyre, numri është akoma në fillim. Aktualisht dozën e parë e kanë marrë 47%, ndërkohë me dozë të dytë kjo vlerë është 42%, kemi edhe dozat e treta ku ky numër ka arritur 60 mijë vaksinime.”

Nga fillimi i vaksinimit deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 2.663.100 doza, ndërkohë që muajt e fundit furnizimi ka vijuar vetëm nga kontrata me kompaninë Pfizer- Biontech.

Megjithë numrin e madh të mbërritur në Shqipëri, ISHP konfirmon se nuk ka pasur asnjë skadencë të vaksinës Pfizer, duke mos folur për të tjerat.

“Vaksina Pfizer është administruar shumë mirë në të gjithë vendin dhe nuk kemi pasur vaksinë të skaduar të Pfizer në të gjitha qendrat ku është ofruar vaksinimi ndaj Covid-19.”

Aktualisht në Shqipëri janë në dispozicion edhe 581 313 vaksina që administrohen nga ISHP, ndërsa interes të shtuar, thonë përfaqësuesit e këtij institucioni ka pasur edhe për dozën e tretë.

Vaksina anticovid, tashmë mund të kryhet masivisht, duke përfshirë të rriturit dhe fëmijët, te këta të fundit prioritet u është dhënë atyre me sëmundje kronike.