Vaksinimi i studentëve, Manastirliu: Ka të rinj që duan ta shtyjnë, është zgjidhja e vetme që mësimi të mos ndërpritet

Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme ndodhej në universitetin e Durrësit për të parë nga afër procesin e vaksinimit tek studentët. Ajo ka thënë se për strukturat e Ministrisë vazhdon të jetë primare fushata për vaksinimin e studentëve dhe këtë gjë e anë bërë të ditur duke shkuar në çdo universitet. Sipas Manastirliut studentët janë lajmëruar dhe interesimi është rritur.

“Kemi hyrë në një fazë tjetër të fushatës tonë të vaksinimit, është një plan më intensive sa i përket vaksinimit të të gjithë personave +18 me fokus tek studentët, ku vërehet se kemi interes të shtuar. Kemi shkuar në cdo universitet. Gjatë kësaj jave kemi filluar bashkëpunimin me strukturat e Arsimit të Lartë”, ka thënë ajo.

Ministrja ka thënë se kjo është një javë vaksinimi dhe kjo është zgjidhja e vetme që mësimi të mos ndërpritet dhe studentët të kthehen në auditore.

“Vetë rektorët janë të angazhuar që të njoftojnë studentët se kjo javë është javë vaksinimi, Ne të gjithë duam që të mos kemi më ndërprerje të shkollave, mësimet që kryheshin në mënyrë të alternuar, por ajo që duam është që mësimi të bëhet në auditor. E vetmja mënyrë është pikërisht që të vaksinoheni sepse vaksinimi është e vetmja armë e njohur nga të gjithë e cila kufizon hapjen e infeksionit. Dua të falenderoj rektoren e Universitetit të Durrësit për lajmërimet e studentëve dhe dua të konfirmoj se strukturat e Ministrisë janë në terren për këtë vijuar me këtë fushatë derë më derë për vaksinimin e popullatës. Vaksina është e vetmja armë që shpëton jetën. Ashtu sikurse ekspertët thonë, jo vetëm efektiviteti i vaksinës por edhe vaksina mbron deri në 100% deri në format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet”, ka thënë ajo duke theksuar efiaksetin e vaksinës si e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetën“, ka thënë Ministrja.

Duke dashur të heqë “mjegullën” e dyshimit për studentët që janë skeptikë për vaksinën, Manastirliu ka thënë se ekspertët ndërkombëtarë e kanë thënë fjalën e fundit dhe nuk ka më vend për dyshime për sa i përket kësaj teme.

“Kemi kryer më shumë se 1.8 milion vaksinime, më shumë se 900 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, 800 mijë janë të mbrojtur me të dyja dozat. E dimë që ka të rinj që duan të shtyjnë apo të kenë sigurinë 100% por fakti që të gjithë ekspertët ndërkombëtarë tregojnë se vaksina shpëton jetën. Kjo nuk ka më fije dyshimi sepse është e garantuar”, ka përfunduar Manastirliu.