Vaksinat shtesë mund të sigurojnë miliarda Dollarë fitime për kompanitë

Ndërsa shumë vende në botë po përgatiten të ofrojnë dozat e treta për qytetarët e tyre kompanitë e prodhimit të vaksinave pritet të korrin miliarda Dollarë fitime.https://www.youtube.com/embed/mRWVUH4wOfA?feature=oembed

Ndërsa disa zyrtarë të lartë të shëndetësisë amerikane presin që dozat përforcuese të autorizohen kjo do të thotë një fitim të madh në shitje dhe në veçanti fitime për kompanitë Pfizer dhe Moderna.

Shumica e vaksinimeve të deritanishme në Shtetet e Bashkuara kanë qenë nga kompania Pfizer, e cila krijoi vaksinën e saj me kompaninë gjermane BioNTech, e pasuar nga kompania Moderna.

Ato kanë vaksinuar përkatësisht rreth 99 milionë dhe 68 milionë persona secila. Kompania Johnson & Johnson është e treta me rreth 14 milionë të vaksinuar.

Analistët thonë që  dozat përforcuese pritet të sjellin rreth 26 miliardë dollarë për kompanitë Pfizer dhe BioNTech dhe rreth 14 miliardë dollarë për kompaninë Moderna për vitin e ardhshëm. Nëse dozat përforcuese  miratohen për pothuajse të gjithë amerikanët fitimet e këtyre kompanive do të jenë mjaft të mëdha. Më herët këto dy kompani rritën çmimet e vaksinave për shkak të kërkesës së lartë për to.