Vajza u masakrua me thikë nga bashkëshorti në Gjermani, flet nëna e 28 vjeçares: Ishin ndarë prej 2 muajsh, e ka torturuar me kabllo dhe më thikë

E ëma e 28 vjeçares, Jetmira Beka e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, Besmir Ademi në Gjermani, ka rrëfyer se e bija ishte torturuar nga mënyrat më çnjerëzore nga i shoqi i saj i cili n...
Vajza u masakrua me thikë nga bashkëshorti në Gjermani, flet nëna e 28 vjeçares: Ishin ndarë prej 2 muajsh, e ka torturuar me kabllo dhe më thikë
Foto: Vajza u masakrua me thikë nga bashkëshorti në Gjermani, flet nëna e 28 vjeçares: Ishin ndarë prej 2 muajsh, e ka torturuar me kabllo dhe më thikë

E ëma e 28 vjeçares, Jetmira Beka e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, Besmir Ademi në Gjermani, ka rrëfyer se e bija ishte torturuar nga mënyrat më çnjerëzore nga i shoqi i saj i cili nuk pranonte divorcin. Mes të tjerash ajo tha se Besmir Ademi e kishte kërcënuar edhe me vrasjen e të bijës nëse do të firmoste për t’u divorcuar.

“Ai s’ka mundur ta përballojë atë pse kjo ndahet prej meje. Ajo është rrahur me kabull të televizorit. Është rrahur me thikë në fytë, me çelësa të makinë. I ka thënë që nëse ndahesh prej meje, ka me ta pre çikën, Ledinën. Që çika, Ledina i ka 7 vjet”, tha ajo.

Në një intervistë të dhënë për mediat e Kosovës, e ëma e Jetmira Bekës, tha se prej 8 vitesh e bija kërcënohej nga familjarët e Besmir Ademit.

“Që prej 8 vitesh e kërcënuar prej tyre, jo e vrasim sot, jo e vrasim nesër. Nëse ti thua diçka në familjen tënde, ose ndahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiqike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukur prej Serbisë. Po nuk e përdor dhunën që e përdor Besmir Ademi. Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi. Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’ka qenë në gjendje me na thirrë me thanë ka ndodhur çfarë ka ndodhur, na vjen keq, edhe Jetmirën, që ka qenë një çike që nuk mundesh me e gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrur me na kërku falje”, tha ajo.

Ajo rrëfen se vajza e tij është ndarë që dy muaj nga burri, me ndërhyrjen e shtetit gjerman.

“Jetmira është ndarë që dy muaj prej tij. E ka ndarë shteti gjerman për shkak të dhunës që ka përdorur Besmir Ademi. Jetmira ka ikur prej shtëpisë. Policia e ka kthyer Jetmirën në shtëpi se i ka tre fëmijë. Pas 10 ditëve, shteti e ka marrë Jetmirën e ka çuar në shtëpinë e grave”, tha ajo më tej.