Vajza e vogël e Donald Trump del kundër babait të saj

Edhe pse Donald Trump ka folur kundër emigrantëve, mesa duket vajza e tij i ka dalë kundër, duke u martuar pikërisht me një emigrant arab. Tiffany Trump, vajza 26 vjeçare e Presidentit amerikan Donald...
Vajza e vogël e Donald Trump del kundër babait të saj
Foto: Vajza e vogël e Donald Trump del kundër babait të saj

Edhe pse Donald Trump ka folur kundër emigrantëve, mesa duket vajza e tij i ka dalë kundër, duke u martuar pikërisht me një emigrant arab.

Tiffany Trump, vajza 26 vjeçare e Presidentit amerikan Donald Trump, do të martohet me një emigrant nga Libani. Bashkëshorti i saj është Michael Charbel Boulos 25 vjeç, një arab i krishterë.

Trump, u njoh me Michael Charbel Boulos gjatë verës 2018 në ishullin Mykonos të Greqisë dhe historia e tyre shkoi mrekullisht përderisa çifti ka vendost të martohet.

Familja e Boulos ka në pronësi një firmë multi-miliardere në tregti dhe ndërtime, SCOA Nigeria PLC, njëra ndër firmat më të rëndësishme në perëndim të Afrikës.

25 vjeçari Boulos ka katër nënshtetësi, mes të cilës edhe atë amerikane. Por gjithsesi, etnia e tij e vërtetë është arab nga Libani./old.apel.media