Uzuni si “Kalë Troje” për hungarezët: Ja si duhet të luajmë në Budapest

Myrto Uzuni do të jetë si një “Kalë Troje” për Hungarinë, sepse luan atje, me Ferencvaros, e njeh më së miri kundërshtarin dhe stadiumin e Budapestit, që fatmirësisht do të jetë bosh, për shkak të dën...
Uzuni si “Kalë Troje” për hungarezët: Ja si duhet të luajmë në Budapest
Foto: Uzuni si “Kalë Troje” për hungarezët: Ja si duhet të luajmë në Budapest

Myrto Uzuni do të jetë si një “Kalë Troje” për Hungarinë, sepse luan atje, me Ferencvaros, e njeh më së miri kundërshtarin dhe stadiumin e Budapestit, që fatmirësisht do të jetë bosh, për shkak të dënimit të tifozëve hungarezë. Në konmferencxën për shtyp, sulmuesi berates nënvizoi:

“Ndihem në formën time më të mirë. Kombëtarja është diçka tjetër nga klubi, duhet të përqendrohemi dhe të jemi të gjithë bashkë. Rëndësi ka të arrijmë objektivat, jo kush luan. Natyrisht, unë synoj të luaj çdo ndeshje, pavarësisht klubit apo kombëtares. Hungarinë e njoh mirë, sepse jetoj atje dhe stërvitem me të njëjtët lojtarë, që do të luajnë kundër Shqipërisë.

Për këtë ndeshje kemi folur edhe në dhomat e zhveshjes, hungarezët presin një përballje të luftuar. Ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë. Mungesa e tifozëve në stadium? Nuk është avantazh për ne, pasi Hungaria ka marrë rezultate të mira pa tifozë. Në fushë janë të tria rezultatet, por ky faktor nuk është në favorin tonë.

Mendoj se tani është kulmi i karrierës time, pasi po jap maksimumin me kombëtaren dhe me klubin në Ligën e Europës. Na pret e njëjta kombëtare hungareze si në ndeshjen e parë, ka të njëjtën strategji si ne, pasi të dy trajnerët janë tialianë. Hungaria luan si ne. Parashikoj një sfidë të hapur, do të fitojë ekipi që do të vendosë zemrën në fushë. Rezultati? Nuk hyjmë për barazim në fushë, duam të marrim maksimumin, edhe pse do të jetë mjaft e vështirë”.