Ushtronte aktivitet me lojëra fati, arrestohet 26-vjeçari në Kuçovë

Si rezultat i kontrolleve të policisë në Kuçovë janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.   

Njoftimi i policisë:

Policia ka konstatuar në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan shtetasin Xh.H., 26 vjeç (i dënuar më parë për këtë vepër penale) dhe proceduan penalisht shtetasin E.H., 29 vjeç, të dy banues në Kuçovë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 tableta, të cilat dyshohet se shërbenin për vendosjen e lotove të sportit.