Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatiti në lokal, policia arreston 35 vjeçarin dhe procedon penalisht një tjetër

Policia Fier arreston një person për ushtim të kundraligjshëm të aktivitetit të lojrave të fatit dhe procedon penalisht një 16 vjeçar.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 40 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “29 Nëntori” në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur një sasi parash në çantën e krahut shtetasit N. F.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Vijojnë kontrollet e pandërprera për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Arrestohet një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër që ushtronin këtë veprimtari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin Z. M., 35 vjeç, banues në Fier dhe proceduan penalisht shtetasin F. K., 16 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Konferenca e Pezës” në lokalin në pronësi të shtetasit F. K ku ishte i punësuar shtetasi Z. M., u gjet dhe u sekuestrua një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” e kryer në bashkëpunim.
——

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 40 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi S. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “29 Nëntori” në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur një sasi parash në çantën e krahut shtetasit N. F.