Ushtroi dhunë ndaj mjekëve, arrestohet 26 vjeçari në Vlorë

Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj mjekëve të politeknikës në lagjen “Hajro Çakërri”.

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë/Vihet në pranga një 26-vjeçar, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ka kryer veprime të dhunshme, ndaj mjekëve të poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.