Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj së motrës.

I arrestuari është shtetasi me iniciale P.T, banues në Patos.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedural.”- njofton policia.