Ushtrim i paligjshëm i lojërave të fatit në lokal/ Operacioni “Xhetoni” vë në pranga punonjësin, shpallet në kërkim pronari

Policia Tiranë ka bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Xhetoni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Janë sekuestruar 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Është arrestuar punonjësi i lokalit E.X  47 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim pronari B. H, 36 vjeç.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhetoni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë punonjësi i lokalit si dhe shpallet në kërkim pronari që kishte vënë në dispozicion lokalin për ta përdorur për lojëra fati. Sekuestrohen 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, Specialistët e Seksiomit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Xhetoni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. X, 47 vjeç (punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. H, 36 vjeç (pronari i lokalit). Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjutera si dhe duke përshtatur ambiente për lojra fati.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë sekuestruan 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme. Vijon puna për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara,”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara,” “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.