Ushtria turke filloi operacionin “Eren-2 Lice”

Fillon “Operacioni Eren-2 Lice” me pjesëmarrjen e 2.024 trupave ushtarake.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se vazhdojnë operacionet Eren që kanë filluar me qëllim për ta nxjerrë plotësisht organizatën separatiste terroriste PKK nga agjenda kombëtare dhe për të neutralizuar terroristët që përcaktohet se janë strehuar në këtë rajon.

Në operacion marrin pjesë 106 skuadra operative të përbëra nga trupa komando dhe forca speciale (JÖH), Forca Speciale të Policisë (PÖH) si dhe roje të sigurisë që ndihmojnë operacionin kundër terrorizmit. Në “Operacioni Eren-2 Lice” marrin pjesë gjithsej 2.024 trupave ushtarake.

Në deklaratë bëhet e ditur se operacionet Eren që kanë filluar më 11 janar për të për ta nxjerrë plotësisht terrorin nga agjenda kombëtare, me mbështetjen e popullit vazhdojnë me sukses në mënyrë besnike dhe të vendosur. /TRT