Ushtria izraelite thotë se nuk do të hapë hetim penal për vrasjen e gazetares Abu Akleh

Ushtria izraelite tha se nuk do të hapë hetim penal për vrasjen e gazetares së Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh. “Nuk kishte nevojë të hapej hetim i Policisë Ushtarake në këtë fazë”, thuhet në një dekl...
Ushtria izraelite thotë se nuk do të hapë hetim penal për vrasjen e gazetares Abu Akleh
Foto: Ushtria izraelite thotë se nuk do të hapë hetim penal për vrasjen e gazetares Abu Akleh

Ushtria izraelite tha se nuk do të hapë hetim penal për vrasjen e gazetares së Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh.

“Nuk kishte nevojë të hapej hetim i Policisë Ushtarake në këtë fazë”, thuhet në një deklaratë ushtarake izraelite, cituar nga Jerusalem Post.

Deklarata thotë se nuk ka “asnjë dyshim të vërtetë për një akt kriminal” në vrasjen e Abu Akleh-s, duke shtuar se hetimi i përkohshëm i ushtrisë nuk mund të përcaktojë nëse ajo u vra nga të shtënat izraelite apo palestineze.

Më 11 maj, Abu Akleh, 51-vjeçe, po raportonte për një bastisje ushtarake izraelite pranë kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar kur u qëllua për vdekje. Zyrtarët palestinezë dhe mediumi për të cilin punonte, Al Jazeera, thanë se ajo u vra nga forcat izraelite.

Ministria e Jashtme palestineze e kritikoi vendimin dhe e konsideroi Izraelin plotësisht përgjegjës për vrasjen.

Shumë qeveri, grupe të të drejtave dhe organe të shtypit kanë kërkuar një hetim transparent për vrasjen e gazetares veterane palestineze.