Urdhër arresti nga SPAK për Dakon, Rama: Forca e pushtetit mund të përdoret dhe për gjërat që nuk shkojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urdhër-arrestit nga SPAK për Vangjush Dakon. Vetë Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar...
Urdhër arresti nga SPAK për Dakon, Rama: Forca e pushtetit mund të përdoret dhe për gjërat që nuk shkojnë
Foto: Urdhër arresti nga SPAK për Dakon, Rama: Forca e pushtetit mund të përdoret dhe për gjërat që nuk shkojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urdhër-arrestit nga SPAK për Vangjush Dakon.

Vetë Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

“Po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo të bën të ndihesh jo mirë, pasi deri dje ka qenë në krahun tënd dhe sot është përballë avokatit. Me siguri diçka ka ndodhur. Forca e pushtetit mund të përdoret dhe për gjërat që nuk shkojnë.
Asnjëherë nuk duhen lënë që situata të tilla fyese të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie që mund të mos zgjedhë shumë probleme, por ka arritur të kthejë Shqipërinë në një vend që shumë njerëz nga e gjithë bota duan të vijnë dhe ta vizitojnë.”, tha Rama.