Universiteti i Miçiganit finalizon marrëveshjen me vlerë 490 milionë dollarë për abuzimin seksual

Universiteti i Miçiganit tha se një marrëveshje prej 490 milionë dollarësh me më shumë se 1,000 njerëz që pretendonin sulme seksuale nga një ish-mjek sportiv u finalizua të premten. Mjeku, Robert Anderson, ishte mjek i ekipit të futbollit dhe programeve të tjera atletike në universitet, ku punoi nga viti 1966 deri në pensionimin e tij në 2003. Ai vdiq në vitin 2008. Shumica e viktimave ishin meshkuj. Universiteti tha se marrëveshja mori miratimin nga 98% e pretenduesve. Se si do të ndahet shuma u vendos nga paditësit dhe avokatët e tyre, shtoi ajo. “Universiteti i Miçiganit kërkon ndjesë të sinqertë për abuzimin e kryer nga i ndjeri Robert Anderson. Shpresojmë që kjo zgjidhje të ndihmojë procesin e shërimit për të mbijetuarit,” tha në një deklaratë Paul Brown, kryetar i bordit drejtues të universitetit. Në janar, universiteti tha se marrëveshja, e cila ishte kulmi i negociatave shumëvjeçare me avokatët për viktimat, do të zgjidhte të gjitha pretendimet për abuzim nga Anderson. Ajo tha në atë kohë se 460 milionë dollarë do t’u paguhen 1050 pretenduesve dhe 30 milionë dollarë do të vendosen në rezervë për çdo viktimë të paidentifikuar që do të dalë nga