“Unë jam për mbyllje totale”/ Analisti Bushati: Kryemadhin që thoshte mos mbani maskë, ta fusnin në burg

Analisti i njohur Andi Bushati, ka thënë sot në emisionin “Open” se është për mbyllje totale, si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus në vend.

Gazetari Hila i kujtoi kryetaren e LSI që i bënte thirrje popullit të mos mbante maskë, dhe Bushati tha: Le ta fusnin në burg.

Bushati: Unë jam për mbyllje totale.

Hila: Si mbyllje totale?

Bushati: Po mo për mbyllje totale.

Hila: Po ti kishe kryetaren e LSI, i thoshte popullit dilni dhe mos mbani maska.

Bushati: Ta fusin në burg, i kanë të gjitha kushtet.

Hila: I thoshte dilni se s’ka virus dhe vetë shkoi u shtrua në Spitalin Amerikan dhe pagoi atje.