Si çdo fundvit qeveria jep nga buxheti shpërblime me rastin e festave. Këtë vit qeveria do të japë vetëm 3 mijë lekë të rinj në formë shpërblimi. Në këtë kategori përfshihen: pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuar. Nga ky shpërblim do të përfitojnë 731 persona, ku 635 mijë janë pensionistë.
Ky vendim është marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila pritet të rishikojë edhe njëhërë buxhetin e këtij viti.
Të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë pasur një ecuri të dobët prandaj shteti këtë vit ka përcaktuar nja shifër më të ulët të dhënieve të shpërblimit. Vitin e kaluar ky shpërblim ishte në masën e 5 mijë lekëve të reja.
Kërkesa për dhënien e shpërblimit u kërkua fillimisht nga deputetët e Komisionit të Ekonomisë, ndërsa drafti që ka të bëjë me ndryshimin e buxhetit pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave/apel.media