Numri i aplikacioneve të azilit për në Gjermani ka rënë për 14 për qind vitin e kaluar, duke vazhduar kështu trendin e zvogëlimit të shifrave prej vitit 2015, kur një fluks emigrantësh nga Lindja e Mesme, pati përfshirë vendet e Bashkimit Evropian
Ministria e Brendshme gjermane ka thënë të mërkurën se 111,094 aplikacione të reja të azilit janë pranuar më 2019, 18,534 apo 14.3 për qind më pak sesa vitin paraparak.
Azilkërkuesit më të mëdhenj kanë qenë Sirianët, duke vazhduar me Irakun, Turqinë dhe Afganistanin./apel.media