Ulet çmimi i karburanteve dhe në Kosovë, ja sa kushton një litër naftë…

Në vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 60 centë, i benzinës 1 euro e 33 centë dhe i gasit 78 centë.

Mësohet se këto janë çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e mërkurë.

“Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.60 € për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.33 € për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.76 € për litër.

Çmimet e caktuara vlejnë 24 orë duke filluar nga sot në ora 10:00 dhe janë të vlefshme 24 orë nga data dhe ora e publikimit”- thuhet në vendimin e Ministrisë.