UKT pezullon faturat  për familjet e prekura nga tërmeti

Janë mbushur afro tre javë, që nga dita kur vendi ynë u lëkund nga goditjet e forta të tërmetit, të cilat lanë pas 51 viktima, si dhe me mijëra të pastrehë, e qindra të plagosur. Sot, Shoqëria e Ujësj...

Janë mbushur afro tre javë, që nga dita kur vendi ynë u lëkund nga goditjet e forta të tërmetit, të cilat lanë pas 51 viktima, si dhe me mijëra të pastrehë, e qindra të plagosur.

Sot, Shoqëria e Ujësjellës – Kanalizimeve në kryeqytet ka vendosur që të pezullojë faturat për familjet, të cilat janë prekur nga tërmeti.

Më konkretisht, UKT do të pezullojë faturat e muajit nëntor, për 2200 familje të cilat janë prekur nga tërmeti. Ndërsa ka mundësi që lista të përditësohet, nëse do të ketë të tjera banesa të cilat do të shpallen të pabanueshme. /old.apel.media