Ukraina merr statusin kandidat në BE, Von der Leyen: Shenja më e mirë e shpresës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp, pas konfirmimit të liderëve të BE-së për dhënien e statusit të vendeve kandidate për anëtarësim në BE për Ukrainën dhe Moldavinë u shpreh se nuk mund të ketë shenjë më të mirë shprese për popullin ukrainas.

“Sot u mor një vendim historik nga udhëheqësit e BE” dhe “është një moment kënaqësie të madhe. Nuk mund të ketë shenjë më të mirë shprese për popullin ukrainas”, deklaroi Ursula von der Leyen.