Ukraina: 8 miliardë dollarë nevojiten për të mbuluar rezervat e gazit për dimër

Kompania shtetërore e Ukrainës e gazit Naftogaz do të ketë nevojë për 8 miliardë dollarë shtesë për të siguruar rezerva të mjaftueshme për dimër, tha të martën shefi ekzekutiv i Naftogaz, Yuriy Vitrenko. 

“Për të pasur rezerva gazi prej 19 miliardë metra kub, do të duhet të importohen 5.8 miliardë metër kub shtesë,” tha ai. Rezervat prej 15 miliardë metra kub gjithashtu do të mjaftonin në parim, tha Vitrenko. 

Ai vendosi furnizimet aktuale në rreth 10.5 miliardë metra kub, një nivel mbi mesataren për 2016-18. Kompania shpreson të financojë importet përmes kredive amerikane ose evropiane. Ukraina mbulon 87% të nevojave të saj për ngrohje me gaz natyror.