UEFA publikon formacionin zyrtar të kombëtares në ndeshjen me Hungarinë

UEFA ka bërë publike formacionin zyrtar të kuqezinjve, me trajnerin Edy Reja për ndeshjen sonte me Hungarinë e vlefshme per eleminatoret e boterorit 2022.

Komentatoret e Futbollit e cilesojne surprizim me 11-shen titullare.

Në portë do të jetë kapiteni Berisha, ndërsa në mbrojtje tekniku italian ka rreshtuar “murin” e zakonshëm, me Gjimshitin, Kumbullën dhe Ismajlin. Në të djathtë kthehet Elseid Hysaj, ndërkohë që në krahun e majtë do të rreshtohet Trashi.

Në mesfushë Gjasula dhe Bare e kanë vendin e sigurt, ndërsa këtë ndeshje Reja ka vendosur që të mos i besojë Bajramit, por në vendin e tij ka zgjedhur Endri Çekiçin. Në sulm Uzuni ka fituar vendin e titullarit pas paraqitjeve mjaft të mira, ndërkohë që rikthehet titullar edhe Sokol Cijkalleshi.