UEFA merr një propozim të ri, kupa “Nënë Tereza”

Liga kombëtare është një kompeticion që pëlqehet shumë nga tifozët shqiptarë të futbollit, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Duke parë nivelin e futbollistëve tanë që luajnë në Shqipëri dhe në Koso...
UEFA merr një propozim të ri, kupa “Nënë Tereza”
Foto: UEFA merr një propozim të ri, kupa “Nënë Tereza”

Liga kombëtare është një kompeticion që pëlqehet shumë nga tifozët shqiptarë të futbollit, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Duke parë nivelin e futbollistëve tanë që luajnë në Shqipëri dhe në Kosovë, nëse do të mund të bënim një bashkim të tyre, do të formonim një kombëtare vërtet të frikshme dhe konkurruese në kompeticione të ndryshme. Por ja që kombi ynë është i ndarë në dy përfaqësuese.

Një ide e bukur duket se po diskutohet nga Armand Duka dhe Agim Ademi. Të paktën nëse Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëhen një ekip i vetëm, të paktën të zhvillohet një kampionat në të cilin të garojnë klubet e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ky është mendimi që kanë Presidenti i FSHF dhe FFK për këtë kupë të përbashkët që mund të quhet “Nënë Tereza”.

Kreu i FFK deklaroi:

“Ekziston një projekt për një kupë që mund të quhet “Nënë Tereza”, një kampionat masiv që mund të zhvillohet gjatë të gjithë vitit. Ndeshjet e kësaj kupe mund të zhvillohen çdo të martë ose të mërkurë, kur nuk ka kampionat. Fituesi i kupës përveç shpërblimit nga të dyja federatat së bashku, merr dhe një tjetër shpërblim nga dy qeveritë.

E kemi dorëzuar këtë projekt tek UEFA, por akoma nuk kemi marrë një përgjigje. Në vitin e ardhshëm do të kemi një mbledhje që më tepër i takon Armand Dukës, i cili është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Do të kërkojmë që ekipi fitues i kësaj kupe, të marrë pjesë në kupat e Europës, ashtu sikur ndodh dhe me Kupën e Mbretit në Spanjë për shembull.”

Projekti duket serjoz nga Duka dhe Ademi, tani pritet vetëm përgjigja e UEFA-s. /old.apel.media